Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.135, dt.28.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (një) vënd të lirë, në pozicionin: Specialistë i  Mardhënieve me Publikun, Mardhëniet me Jashtë

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e mediave audiovizuale dhe  atë të shkruar etj. Kandidatja duhet të jetë femër (F) dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :

Kërkesa të veçanta për kandidatët

–    Të ketë Diplomë Universitare në Degën gazetari- komunikim
–    Të ketë  përvojë pune mbi mbi 3 vjet si gazetare
–    Të jetë domosdoshmërisht njohëse e mirë e gjuhës angleze
–     Njohuria e nje gjuhe te dyte perben avantazh
–    Të  ketë njohuri të mira kompjuterike
–    Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
–    Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IV-a  (45.800 lekë +2% të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).

Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 10.05.2014 ne adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Seramedin Toptani” ( Pranë Ministrisë së Brëndëshme) Tiranë” cel. 069 6006 534, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:
–    Kërkesë me shkrim per pozicionin e punes se shpallur
–    Curriculum vitae
–    Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
–    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
–    Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
–    Fotokopje të librezës së punës.
–    Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
–    Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
–    Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
–    Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit.

Konkurimi: Është i hapur

Pas verifikimit të dokumëntave të kërkuara, në drejtorinë e Teatrit Kombëtar,që do të zhvillohet,  nga data 11.05.2014 deri  në datën 15.05.2014, do të shpallet fituesi i konkurimit.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al.{:}