Ministry of Economy, Culture and Innovation

Njoftim për konkurim për 1 (një) vend të lirë pune në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit, në pozicionin:

“Specialistit të Regjistrimit dhe Çertifikimit”, pranë Sektorit të Regjistrimit, Çertifikimit dhe Ankimit

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e  të drejtës së autorit dhe kërkesat e veçanta si më poshtë:

  • Kërkesa të veçanta për kandidatët:

– Të ketë Diplomë Universitare në Degën Juridik, Master shkencor,
– Të ketë  eksperiencë pune mbi 1 (një) vit në fushën e të drejtës së autorit.
– Të ketë njohuri mbi marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar në fushën e të drejtës së autorit, kryesisht mbi procesin e regjistrim-çertifikimit për të drejtën e  autorit.
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
– Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike;
– Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike;
– Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe aftësi për të punuar në grup.

Të interesuarit duhet të dorëzojne dokumentat e tyre brënda datës 15/07/2014 pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.

  • Paraqitja e dokumentave:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.07.2014 në adresën; Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr 71, kati IV,Tiranë,  këto dokumenta:
–    Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur,
–    Curriculum vitae,
–    Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
–    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
–    Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
–    Fotokopje të librezës së punës.
–    Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
–    Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
–    Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
–    Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit.{:}