Ministry of Economy, Culture and Innovation

FORMULARI I NJOFTIMIT TË KONKURRIMIT PUBLIK PËR RESTAURIM

1. Institucioni, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint, njofton subjektet e interesuara të liçensuara për restaurim të monumenteve të kulturës të marrin pjesë me ofertat e tyre publike në konkursin publik  të shpallur nga ky institucion.

2. Objekti që do të restaurohet dhe rehabilitohet është: “Kulla Veneciane” në hyrje të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar në qytetin antik të Butrintit në rrethin e Sarandës

3. Fondi limit i vënë në dispozicion është: 850. 323 (tetëqind e pesëdhjetë mijë e treqind e njëzet e tre) lekë pa Tvsh, dhe është fond i siguruar nga të ardhurat e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit Butrint.

4. Data e përfundimit të restaurimit 45 (dyzetë e pesë) ditë, nga data e lidhjes së kontratës.

5. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është dita e merkure, data 18.03.2015 ora 11.00, në zyrën e protokollit të ZAK Butrint. Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen.

6. Kandidatët e interesuar mund të inspektojnë dokumentet e restaurimit, nga ora 10.00 deri në orën 13.00, nga e hëna në të premten nga data  03. 03. 2015 deri në 16. 03. 2015,  në zyrën e protokollit pranë ZAK Butrint.

7. Dokumentet standarte të restaurimit mund të tërhiqen pranë institucionit në bazë të kërkesës me shkrim dhe kundrejt një çmimi prej 1.500 lekë, nga ora 10.00 deri 13.00, prej ditës së marte date 03. 03. 2015 deri të henen date 16. 03. 2015 (me perjashtim diten e shtune dhe te diel).

8. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumente ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuara si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentat standarte të restaurimit, të miratuara për këtë qëllim.

9. Ofertat do të shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit, diten e mërkurë datë  18. 03. 2015, ora 12.00 në zyrën e përcaktuar pranë Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit Butrint.

10.  Përfaqësues të autorizuar me shkrim të ofertuesve, janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

 

Drejtuesi i institucionit

Gjergji  Mano{:}