Ministry of Economy, Culture and Innovation

Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve të ardhura në kuadër të Thirrjeve për aplikime për mbështetjen e ngjarjeve kulturore dhe krijuese 2025 dhe Thirrjeve për aplikime për mbështetjen e programeve kulturore të organizatave 2025, si dhe ngarkesës së anëtarëve të Kolegjiumit që shqyrton dhe vlerëson projekt-propozimet, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se:

Lista e projekt-propozimeve të klasifikuara fituese do të shpallet më 10 mars 2025.

Kjo shtyrje vjen gjithashtu si rezultat i angazhimeve të stafit të MEKI në detyra dhe evente jashtë vendit gjatë periudhës së vlerësimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe për durimin tuaj!

Për çdo informacion të mëtejshëm, ju ftojmë të na ndiqni në www.meki.gov.al dhe në platformat tona sociale.