Ministry of Economy, Culture and Innovation

ALBAFILM Sh.a hap thirrjen për 1 (një) vend vakant në pozicionin Financiere (specialiste e lartë)DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

• Raporton në bazë të përditshme mbi gjendjen e fondeve te disponueshme ne banka si dhe përgatit informacione ditore mbi situaten financiare.
• Kontrollon faturimet dhe arkëtimet.
• Kryen regjistrimet kontabël në programin e raportimit financiar të klienteve dhe furnitoreve.
• Harton dhe raporton librat mujore dhe vjetore to shitjeve dhe blerjeve.
• Rakordon dhe konfirmon balancat me të gjithë klientet në bazë vjetore.
• Përgatit shkresa/kthim përgjigje dhe informacione të ndryshme për palë të treta, si dhe kryen detyra qe i ngarkohen.
• Ndjek procedurat për nxjerrjen jashtëpërdorimit të A.Q.T.-ve dhe materialeve në magazinë si dhe veprimet kontabël te kryera.
• Menaxhon dhe regjistron kohë pas kohe në kontabilitet, lëvizjet e gjendjeve të inventarit kontabël të aktiveve në bazë të dokumentacioneve mbështëtese të dërguara, periodikisht nga njësitë, monitoron procesin e kodifikimit të tyre, si dhe monitoron në vazhdimësi mbajtjen e llogarive kontabël sipas legjislacionit në fuqi.
• Mbikëqyr dhe menaxhon përmbushjen e operacioneve që kanë të bëjnë me detyrimet tatimore të Shoqërisë. Kryen deklarimin mujor “on-line” të detyrimeve tatimore të Shoqërisë.
• Përpilon përmbledhësen për librat e blerjeve dhe shitjeve.
• Përpilon përmbledhësen për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
• Administron korrespodencën dhe marrëdhëniet për deklarimet me organet tatimore.
•Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër tjetër apo porosi (me shkrim dhe me gojë) të eprorëve, që nuk përfshihet në pikat më lart, kur nuk përbëjnë shkelje ligjore, dhe që nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

KUALIFIKIMET:
ARSIMI I KËRKUAR: I Lartë — Ekonomik (Master Profeional ose shkencor, ose Diplome ekuivalente).
TË TJERA: Njohuri të mira të modulit të blerjeve, aseteve dhe inventarëve në sistemin financiar. Njohuri të programit financiar Financa 5.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën për aplikim së bashku me një C.V në adresën e email info@albafilm.al brenda datës 18.10.2024.
Aplikantët që përmbushin kriteret do të njofohen në një moment të dytë për intervistë.

 

MBI SHPALLJEN E FITUESIT PËR POZICIONIN E  FINANCIERES NE SHOQERINE ALBAFILM SH.A

Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Ligji Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi I punës I Republikës së Shqipërisë” (I ndryshuar), Ligji Nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe Kontrollin”, I ndryshuar, si dhe proces verbalit të mbajtur “Mbi intervistimin e  kandidaturave që kanë aplikuar për pozicionin e  financiers së shoqërisë Albafilm sh.a, pasi u shqyrtuan dhe intervistuan aplikimet e paraqitura, u  shpall kandidatura fituese si më poshtë:

  • Jona Ceka  përmbush të gjitha kriteret për këtë pozicion dhe shpallet fituese për vakancën e shpallur.