Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar, Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit, Cirku Kombëtar shpall:

Konkurimin për 3 (tre) pozicione vakante, në profilin: Akrobat i dytë

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  1. a) Kandidatët duhet të jenë artistë solist me përvojë, aftësi, shprehi skenike dhe artistike.
  2. b) Të kenë aftësi praktike në elementet lëvizorë, në akrobacinë statike, akrobacinë dinamike, në përgatitjen e përgjithshme dhe speciale fizike.
  3. c) Preferohen studentë të dalë nga rradhët e Studios së Cirkut Kombëtar apo nga çdo studio apo shkollë cirku në Europë. Ky kriter nuk përjashton elementë të tjerë të talentuar që do të paraqiten për konkurim.
  4. d) Të mos kenë masë disiplinore për largim nga puna në fuqi.
  5. e) Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim (CV)
  2. b) Fotokopje të diplomës Bachelor ose/dhe Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  3. c) Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. e) Çertifikatë familjare;
  6. f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. g) Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi);
  8. h) Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal);
  9. i) Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;
  10. j) Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm
  11. k) Adresën e saktë te vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik;
  12. l) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

–  Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë zyrave të Cirkut Kombëtar, në adresën: Rr “Frang Bardhi” pranë Qendrës “Kristal”, Tiranë.

 

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazës së konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 20.12.2024.            

  • Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Brenda datës 24.12.2024, Sektori i shërbimeve mbështetëse do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

  • Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

  1. a) përvojën, trajnimet dhe njohuritë e lidhura me fushën
  2. b) testimi praktik i njohurive;
  3. c) intervistën e strukturuar me gojë

Komisioni shqyrton dhe vlerëson aplikimet sipas kritereve të përcaktuara dhe përzgjedh kandidatët më të përshtatshëm.

  • Shpallja e rezultateve

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail-it të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit).