Ministry of Economy, Culture and Innovation

 

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDE VAKANTE PRANË CIRKUT KOMBËTAR

 Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar, Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit, Cirku Kombëtar shpall konkurimin për;

Pozicionin vakant: Drejtues Artistik

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  1. a) Kandidatët duhet të kenë diplomë të Arsimit të Lartë, Master Shkencor në specialitetin e Arteve të Bukura ose Sporteve gjimnastikore.
  2. b) Të ketë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune si drejtues artistik i një grupi performues.
  3. c) Të ketë përvojë në krijimin e koncepteve artistike, menaxhimin e aktiviteteve artistike, organizimin e shfaqjeve.
  4. d) Të ketë aftësi për të zhvilluar programe artistike inovative dhe për të krijuar përvoja të reja për publikun.
  5. f) Të ketë aftësi për të planifikuar aktivitete.
  6. g) Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese për të drejtuar dhe frymëzuar ekipin, por edhe për të bashkëpunuar me menaxhimin e Cirkut dhe artistët.
  7. h) Të mos ketë masë disiplinore për largim nga puna në fuqi.
  8. i) Preferohet të ketë kualifikime në fushën përkatëse.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim (CV)
  2. b) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  3. c) Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. e) Çertifikatë familjare;
  6. f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. g) Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi),
  8. h) Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal);
  9. i) Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore,
  10. j) Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm;
  11. k) Adresën e saktë të vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik;
  12. l) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

–  Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Cirkut Kombëtar, në adresën: Rr. “Frang Bardhi”, pranë Qendrës “Kristal”, Tiranë.

 

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazës së konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 16.12.2024.

  • Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Brenda datës 18.12.2024, Sektori i shërbimeve mbështetëse do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

  • Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

  1. a) përvojën, trajnimet dhe njohuritë e lidhura me fushën.
  2. b) intervistën e strukturuar me gojë.

Komisioni shqyrton dhe vlerëson aplikimet sipas kritereve të përcaktuara dhe përzgjedh kandidatët më të përshtatshëm.

  • Shpallja e rezultateve

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail-it).