Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Informacionit dhe Analizave Ekonomike – Drejtoria e Analizave të Strategjive Ekonomike
    • Drejtor – Kategoria e pagës II-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Drejton dhe koordinon veprimtarinë e Drejtorisë, si dhe identifikon nevojat e zhvillimit të politikave ekonomike.
  • Menaxhon procesin për hartimin e strategjisë dhe të planeve të veprimit në fushën e ekonomike referuar informacioneve të mbledhura, raporteve ekonomike të kryera dhe krahasimeve të zhvilluara, në zbatim të misionit e vizionit të Ministrisë.
  • Rekomandon për miratim nga Drejtori i Përgjithshëm, përcaktimin e synimeve strategjike dhe objektivat specifikë për çdo sektor në fushën e ekonomike, duke zbërthyer vizionin e Ministrisë në rezultate që synohen të arrihen në kohë, standarde dhe buxhet.
  • Drejton dhe koordinon kryerjen e raporteve dhe analizave të vijueshme ekonomike, me funksion propozimin e politikave më të përshtatshme ekonomike për vendin tonë.
  • Kontrollon zbatimin e politikave dhe strategjive ekonomike të miratuara të Ministrisë dhe propozon ndryshime dhe përmirësime të strategjive ekzistuese kur e gjykon të nevojshme.
  • Siguron menaxhimin e informacionit të nevojshëm dhe monitorimin e tendencave në lidhje me zhvillimet ekonomike, mbi bazën e të cilave qeveria përcakton politikat dhe prioritetet e ardhshme të zhvillimit.
  • Menaxhon procesin e punës mbi hartimin dhe publikimin periodik nё kohё tё raporteve ekonomike

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1.  Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al