Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse – Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve për Çështjet e Zhvillimit Ekonomik, Kulturës dhe Inovacionit
    • Drejtor– Kategoria e pagës II-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Drejton proceset e punës për identifikimin e projekteve prioritare në fushat përkatëse që mbulon ministria dhe institucionet e varësisë dhe i propozon ato për sigurimin e financimeve nga fondet IPA apo donatorët e tjerë, në linjë me prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI);
  • Drejton procesin për përgatitjen e projekt-propozimeve të reja që MEKI do të aplikojë për mbështetje financiare nga fondet IPA ose donatorët e tjerë;
  • Udhëzon përgatitjen e termave të referencës, si edhe rekomandon anëtarët e komitetit të vlerësimit për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të tenderimit për projektet IPA;
  • Udhëzon në lidhje me aspektet teknike dhe proceduriale të proceseve të punës për koordinimin, drejtimin dhe monitorimin efikas të zbatimit të projekteve të financuara nga fondet IPA dhe donatorëve të tjerë;
  • Udhëzon lidhur me proceset e punës për përgatitjen në kohë dhe me cilësi të raporteve teknike në përputhje me manualet IPA dhe marrëveshjet me donatorët e tjerë.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike/Marrëdhënie Ndërkombëtare/ Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al