Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shpallje konkursi për pozicionin:

  • Drejtor, në Cirkun Kombëtar, Klasa II-1

*Afati për dorëzimin e dokumenteve pranë Zyrës së Protokollit,  në Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit deri ne datë 02.10.2024.

  • Objektivat e institucionit

Cirku Kombëtar ka si  qëllim  dhe  objekt  kryesor  të  veprimtarisë së tij:

  1. ruajtjen e identitetit kulturor kombëtar, nëpërmjet studimit, edukimit, prodhimit, paraqitjes dhe shpërndarjes së veprave artistike e kulturore;
  2. eksperimentimin e formave të reja të shprehjes skenike;
  3. realizimin e veprave artistike të  autorëve  shqiptarë  dhe  të  huaj,  për  të  gjitha  grupet  e  shtresat sociale;
  4. shkëmbimet teatrore   ndërkombëtare, turnetë, festivalet, manifestimet intelektuale, riprodhimin audioviziv dhe botimet.
  • Objektivat ne administrim
  1. analizon, zbërthen dhe siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat e ministrisë përgjegjëse për kulturën;
  2. është përgjegjës për hartimin e objektivave dhe zbatimin e planeve strategjike në përputhje me objektivat dhe misionin e Cirkut Kombëtar;
  3. monitoron dhe kontrollon faktorët e riskut që venë në rrezik arritjen e objektivave të Cirkut Kombëtar;
  4. planifikon, drejton dhe koordinon funksionimin e përgjithshëm të institucionit;
  1. siguron/garanton që burimet në dispozicion të institucionit të organizohen në mënyrë efektive.
  2. përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretët;
  1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

  1. a) Të jetë shtetas shqiptar (pasaportë/ID);
    b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    c) Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë e shkollës së lartë dhe listë notash).
    ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse. (Vërtetim i gjendjes shëndetësore);
    d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. (Vërtetim i gjendjes gjyqësore);
    dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

1.2 Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të ketë arsim universitar të nivelit “Master Shkencor” në shkenca shoqerore;
  2. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në drejtim/menaxhim dhe eksperiencë në krijimtari në fushën e aktiviteteve skenike;
  3. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e cirkut me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore;
  4. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës;
  5. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve  me donatorë dhe grupe të tjera  interesi,  si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu edhe atë privat;
  6. Të ketë njohuri të gjuhës angleze. Zotërimi i një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.

 

  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
  8. Kandidati duhet të propozojë një platformë me objektiva të qarta për menaxhimin dhe vizionin që ka për Cirkun Kombëtar.

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 02.10.2024.

*Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të informohen nëpërmjet postës elektronike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure, konkretisht:

  1. Për rezultatin e verifikimit paraprak të përmbushjes të kritereve (sipas dukementeve të dosjes së aplikimit);
  2. Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë;