Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Pergjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës – Drejtoria e Administrimit të Fondit të Trashëgimisë Kulturore, Artit, Kulturës dhe Projekteve – Sektori i Administrimit të Fondit të Trashëgimisë Kulturore, Artit dhe Kulturës
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Mbikqyr planifikimin strategjik dhe orientimet vjetore të përdorimit të Fondit,
    për qëllimet e përcaktuara nga ligji;
  • Mbikqyr zbatimin e projekteve të financuara nga Fondi;
  • Udhëzon për hartimin e raporteve financiare dhe administron programin financiar të Fondit, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm;
  • Udhëzon mbi mbledhjen e të dhënave, hartimit të statistikave dhe informacioneve të lidhura me përdorimin e Fondit;
  • Mbikqyr raportin vjetor për përdorimin e Fondit, në bashkëpunim me drejtorinë përgjegjëse
    për buxhetin, pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore;
  • Udhëzon mbi hartimin e procedurave të aplikimit dhe kritereve të vlerësimit për administrimin e Fondit, mbi bazën e programit dhe të llojit të financimit;
  • Udhëzon për hartimin e dokumentacionit të nevojshëm, kontratën e lidhur me përfituesin e projektit.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike te barazvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në Shkencat juridike/ekonomike/ inxhinierike. Diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al