Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shpallje për pozicion vakant pune

  • Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë
    • Kategoria e pagës III-2

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është data 19.09.2024

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  1. Menaxhon dhe koordinon punen e sektorit në tërësi
  2. Ndjek dhe evidenton në bashkëpunim edhe me sektorët e tjerë përditësimin e akteve ligjore dhe nënligjore në përputhje me veprimtarinë e institucionit, në përshtatje me Statutin dhe rregulloren;
  3. Bashkëpunon dhe bën interpretime ligjore, jep mendime dhe sugjerime, në rastet kur i kërkohet nga Titullari ose strukturat e tjera të institucionit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe problematikave të konstatuara në zbatim të detyrave të ngarkuara.
  4. Mbikëqyr dhe monitoron aktivitetet e Sektorit për përmbushjen e detyrave të ngarkuara, për këshillimin në lidhje me çështjet ligjore të akteve që dalin nga ministria.
  5. Kontribuon në procesin e vendimmarrjes në nivel drejtorie nëpërmjet sigurimit të dhënave të detajuara për nevojat e këshillimit ligjor dhe monitorimit të impaktit të akteve rregullatorë.
  6. Kryen detyrat që i caktohen nga Titullari i institucionit, gjithmonë në lidhje me fushën e veprimtarisë së sektorit ku bën pjesë, në ushtrim të kompetencave dhe funksioneve të përcaktuara me ligj.
  7. Ofron konsulencë të nevojshme ligjore si dhe kontribuon në zgjidhjen e kërkesave për gjetjen e opsioneve dhe hapësirave ligjore mbi problemet që parashtrohen në rrugë administrative, për çështje me natyrë ligjore (juridike).
  8. Organizon punën brenda sektorit dhe përfaqëson institucionin në të gjitha proceset gjyqësore, ku është palë.
  9. Merr pjesë në grupe pune apo komisione takime pune, seminare, konferenca ose takime të tjera me urdhër të eprorit.
  10. Kryen detyra të tjera përkatëse që i ngarkohen nga eprori direkt.

1.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA:

Për këtë procedure mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet:

Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësohen janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
  5. Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe kriteret e veçanta:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca Ekonomike/Juridike dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë).
  2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.
  3. Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit;
  4. Të zotërojë të paktën një nga gjuhët e Bashkimit Europian.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DOREZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojne pranë Zyrës së arkiv-protokollit brenda datës 19.09.2024 dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip

b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Master)

c- Fotokopje të noterizuar të librezës së punës

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

e- Vërtetim të gjendjes shëndetesore

f – Vërtetim të gjendjes gjyqësore

h- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Komisioni i ngritur për ndjekjen e procedurës do të shpallë në stenden e institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga komisioni për shkaqet e moskualifikimit (nëpermjet adreses së e-mail).

 

1.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË

      ZHVILLOHET INTERVISTA.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuri mbi Kushtetutën

b- Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative,i ndryshuar

c- Ligjin Nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

d- Ligjin 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

d- Njohuri mbi Ligjin nr. 90/2019, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

e- Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

f- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Rregullat e etikës në administratën publike”

g- VKM-në Nr. 581, datë 28.8.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore”.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a – Dokumentacionin e dorëzuar deri në 30 pikë, Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 30 pikë;

Kandidati që merr më pak se 70 pikë në fund të konkurimit nuk konsiderohet i suksesshëm.

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të DRTK Korçë dhe stendën e institucionit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.