Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Pergjithshme Rregullatore dhe e Përputhshmërisë  – Drejtoria e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës – Sektori i Integrimit dhe Koordinimit për Kapitujt në Fushën e Ekonomisë
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Merr pjesë në procesin e monitorimit të veprimtarisë së sistemit ministror për adresimin e rekomandimeve të dhëna në dokumentat strategjike.
  • Koordinon punën për një përfaqësim të suksesshëm të Ministrisë në të gjitha aktivitetet e rëndësishme për çështjet e integrimit europian për kapitujt në fushën e ekonomisë.
  • Monitoron punën e sistemit ministror për përditësimin dhe zbatimin e Planit Kombëtar për Integrimin e Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
  • Koordinon punën me drejtoritë e tjera brenda Ministrisë dhe institucionet e varësisë për sigurimin e informacionit të nevojshëm në kuadër të përgatitjes së raporteve të Ministrisë, si pjesë e kontributit të palës shqiptare në kuadër të procesit të integrimit të vendit në BE, si dhe në kuadër të takimeve vjetore BE-Shqipëri për kapitujt në fushën e ekonomisë.
  • Punon për një përfaqësim të suksesshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në të gjitha aktivitetet apo takimet e rëndësishme për çështjet e integrimit për kapitujt në fushën e ekonomisë.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike/Ekonomike.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al