Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse – Drejtoria e Aseteve dhe Shërbimeve të Përgjithshme – Sektori i Administrimit të Aseteve dhe Shërbimeve të Përgjithshme
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Përgatit dhe koordinon punën në sektorin e asteve dhe shërbimeve të përgjithshme;
  • Udhëzon dhe mbikëqyr shërbimet e nëpunësve të institucionit brenda dhe jashtë vendit;
  • Koordinon dhe mbikëqyr shërbimet në lidhje me pritjen dhe
    përcjelljen e delegacioneve të huaja;
  • Kontribuon në procesin e vendimmarrjes në lidhje me hartimin e planit vjetor të prokurimeve, për pajisje, materiale kancelarie, shërbime mirëmbajtje etj. të nevojshme për mbarëvajtjen e punës;
  • Mbikëqyr dhe ndjek procedurat për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm të automjeteve në dispozicion të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI);
  • Udhëzon në realizimin e protokollit të aktiviteteve dhe ceremonive që zhvillon MEKI;
  • Këshillon dhe ndjek zbatimin e detyrave lidhur me shërbimet për energjinë elektrike, ujësjellësin,njësitë e sektorit publik”, i
    ndryshuar.shërbimet telefonike.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Juridike/Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al