Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse – Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve për Çështjet e Zhvillimit Ekonomik, Kulturës dhe Inovacionit – Sektori i Menaxhimit të Programeve dhe Projekteve IPA
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Analizon dhe rishikon raportet e ecurisë së implementimit të projekteve të financuara nga donatorë të tjerë në MEKI dhe institucionet e varësisë;
  • Mbledh informacionin në lidhje me propozimet e projekteve/projekt ide – të prioritare në fushat përkatëse që mbulon Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe/ose Institucioneve të Varësisë per sigurimin e financimit nga donatorët e tjerë;
  • Koordinon informacionin në lidhje me projekt propozimet e reja të identifikuara që MEKI do të aplikojë për mbështetje financiare nga donatorët e tjerë në fushat që mbulon ;
  • Ofron mbështetje në hartimin e termave të referencës me drejtoritë përfituese në MEKI dhe/ose Institucionet e Varësisë për projekte që financohen nga donatorët e tjerë në
    fushat në fushat përkatëse që mbulon Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  • Siguron krijimin e një gjurme të qartë dhe lehtësisht të aksesueshme për misionet e ndryshme të auditit ne kuader projekteve me donatorë të tjerë;
  • Raporton nevojat për asistencë financiare të huaj për financimin e projekteve nga donatorët për fushat përkatëse që mbulon Ministria e e Ekonomisë, Kulturës dhe
    Inovacionit tek institucionet e Kryeministrisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Koordinon dhe bashkërendon procesin e lidhjes së marrëveshjeve të Zbatimit dhe/ose marrëveshjeve operacionale ndërmjet e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe donatorëve për projektet e financuara nga donatorët.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike/Marrëdhënie Ndërkombëtare/Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al