Ministry of Economy, Culture and Innovation

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

Referuar Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 581, datë 28.8.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore”, të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe kërkesave e procedurës së përcaktuar për konkurrim në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shpall konkursin për pozicionin:

– Drejtor, në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër – Kategoria e pagës III-1

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 03.06.2024, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

Objektivat e institucionit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka për mision gjurmimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin dhe publikimin e trashëgimisë kulturore për territorin që administron.

DRTK Gjirokastër, në territorin që mbulon, realizon detyrat si më poshtë vijon:

a) Kryen verifikime sistematike apo në bazë të kërkesave të paraqitura për gjendjen e pasurive kulturore në territorin që administron, si dhe ushtron kontrollin teknik për kushtet e ruajtjes së pasurive kulturore, duke përfshirë edhe fondet muzeore, si dhe të zonave që u nënshtrohen dispozitave të mbrojtjes indirekte;

b) Kryen ndërhyrje, punime konservimi dhe restaurimi në pasuritë kulturore në bazë të projekteve të miratuara në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore;

c) Kryen mbikëqyrjen dhe kolaudimin e zbatimit të punimeve në pasuritë kulturore materiale, në përputhje me vendimin e organeve kompetente;

d) Merr në dorëzim punimet për ndërhyrjet në pasuritë kulturore të paluajtshme, përfshirë edhe tipologjitë e punimeve për konservim dhe restaurim fasade, konservim e restaurim të elementeve të brendshme artistike, ruajtje të vlerave arkeologjike kulturore;

e) Njofton pronarët ose poseduesit për fillimin e procedurës së mbrojtjes indirekte;

f) Kryen kontrolle për zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me hapjen dhe shfrytëzimin nga publiku të pasurive kulturore, respektimin e kushteve të përcaktuara në aktin e tjetërsimit dhe detyrime të tjera të parashikuara në ligj;

g) etj

– Objektivat në Administrim

a) Është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e objektivave të DRTK-së, në përputhje me politikat, programet e planet strategjike të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe

b) misionin e DRTK-së;

c) Monitoron dhe kontrollon faktorët e riskut që vënë në rrezik arritjen e objektivave të DRTK-së;

d) Planifikon, drejton e koordinon funksionimin e përgjithshëm të institucionit;

e) Drejton punën administrative të DRTK-së dhe përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët.

1. Kushtet për konkurrim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurrim si vijon:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

d) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;

e) Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

f) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;

g) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të ketë arsim universitar të nivelit “Master Shkencor” në shkenca Shoqërore ose shkenca Inxhinierike;

b) Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në profesion, si dhe/apo të ketë eksperiencë profesionale dhe të dokumentuar në fushën e trashëgimisë kulturore;

c) Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;

d) Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi.

e) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.

1.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a) Jetëshkrim (CV);

b) Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;

c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

g) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

h) *Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e DRTK Gjirokastër.

1.3 Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

– Njohuritë mbi Ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;

– Njohuritë mbi Ligjin 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuritë mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 581, datë 28.8.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore”.

wShpallja Drejtori i DRTK Gjirokaster (2)