Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Auditimit të Brendshëm , Sektori i Auditimit të Sigurisë
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Bën rishikimin e brendshëm të cilësisë së auditimit të kryer nga njësia;
  • Përgjigjet te drejtori i njësisë për monitorimin e vazhdueshëm të performancës së veprimtarisë së sektorit si dhe për vetëvleresimin periodik;
  • Mbikqyr auditimet e këshillimit në mënyrë të pavarur, për të siguruar se këto angazhime kryhen në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligjin për auditimin e brendshëm në sektorin publik, Manualin e auditimit të brendshëm, Kodit të etikës së audituesve të brendshëm në sektorin publik, standardeve ndërkombëtare të auditimit të brendshëm të pranuara për tu zbatuar në RSH si dhe aktet administrative të miratuara nga Ministri (Karta e Auditimit të Brendshëm, Programi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë);
  • Rishikon projekt raportet dhe raportet përfundimtare të çdo angazhimi auditimi dhe raporton te drejtori në lidhje me këtë proces, para miratimit (dërgimit zyrtar) të këtyre raporteve.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion;
  3. Të jenë të pajisur me certifikatën “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”;
  4. Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze

APLIKO TANI: www.dap.gov.al