Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Pergjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, Sektori i Zhvillimit të Artit dhe Kulturës
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Harton programe bashkëpunimi në interes të zhvillimit të politikave kulturore dhe huazimit të eksperiencave më të mira ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore;
  • Raporton mbi zbatimin e detyrave nëpërmjet identifikimit, vlerësimit dhe analizës të situatës, në fushën e artit dhe të kulturës, për realizimin e objektivave të synuara;
  • Harton programe në fushën e artit dhe të kulturës për zhvillimin e politikave dhe strategjive;
  • Raporton për zbatimin e programeve lidhur me analizën, identifikimin, vlerësimin e kufizimeve dhe risqeve, në përmbushje të objektivave të politikave dhe strategjive të artit dhe kulturës;
  • Ofron mbështetje sipas pikave të veçanta për konsolidimin e marrëveshjeve apo protokolleve të bashkëpunimit kulturor, mes ministrive homologe, institucioneve artistike brenda dhe jashtë vendit, të cilat kanë në prioritetin e tyre edukimin mbi kulturën dhe përmes saj;
  • Përgjigjet për zbatimin e monitorimit dhe jetësimit të prioriteve dhe statistikave, në përmbushje të vizionit të politikave dhe objektivave strategjike, në fushën e artit dhe të kulturës;
  • Zbaton detyrat për realizimin e objektivave, nëpërmjet identifikimit, analizimit dhe monitorimit të situatës ekzistuese dhe synimeve që kërkohet të arrihen, në fushën e artit dhe të kulturës;
  • Harton programe në funksion të jetësimit të prioriteteve dhe zhvillimit të politikave dhe strategjive në fushën e artit dhe të kulturës;
  • Harton programe për përmirësimin e mekanizmave mbi mbledhjen e të dhënave statistikore;
  • Zbaton detyrat për realizimin e objektivave, nëpërmjet identifikimit, analizimit dhe monitorimit të situatës ekzistuese dhe synimeve që kërkohet të arrihen, në fushën e artit dhe të kulturës;
  • Kryen analizimin dhe identifikimin e kufizimeve dhe risqeve, për jetësimin e prioriteteve;
  • Përgatit përmbledhëse mbi të dhënat statistikore nga institucionet e artit dhe kulturës;
  • Harton një draft mbi pasqyrimin dhe përpunimin e të ardhurave në fushën e artit dhe të kulturës;
  • Krahason të dhënat nga muaji në muaj dhe jep ide për rritjen e të ardhurave dhe përdorimin e tyre konform ligjieve.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Profesional në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion..

APLIKO TANI: www.dap.gov.al