Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Politikave për Trashëgiminë Kulturore, Sektori i Trashëgimisë Materiale dhe Jomateriale
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Harton programe të zhvillimit të trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale me qëllim fuqizimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore;
  • Ofron mbështetje ndaj institucioneve të varësisë në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale;
  • Zbaton detyrat dhe ndjek procesin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare dhe organizmat donatorë në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale;
  • Raporton dhe ndjek bashkëpunimin me institucionet e pushtetit vendor për administrimin, restaurimin dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore;
  • Raporton mbi veprimtarinë institucionale të institucioneve qendrore e lokale që lidhen me fushën e mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Profesional në “Arkitekturë/Inxhinieri Ndërtimi/Trashëgimi Kulturore”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al