Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Pronës Shtetërore, Sektori i Lidhjes dhe i Monitorimit të Kontratave
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Këshillon dhe ndjek zbatimin e detyrave në procesin e dhënies me qira të pasurive të paluajtshme të institucioneve shtetërore, shoqërive tregtare me kapital 100% shtetëror dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore;
  • Mbikëqyr dhe koordinon punën për organizimin dhe drejtimin e procedurave të konkurimit për dhënien me qira të pronës shtetërore deri në lidhjen e kontratave përkatëse;
  • Harton projekt-aktet ligjore e nënligjore lidhur me procesin e dhënies me qira të pronës shtetërore me struktura të tjera brenda institucionit apo me instuticione të tjera shtetërore;
  • Kontribuon, në kuadrin e politikave përkatëse, në kalimin në privatizim të drejtpërdrejtë, të objekteve në favor të “Qiramarrësit”, në rastet kur kjo kërkohet prej “Qiramarrësit”, pasi ka realizuar në pronën e marrë me qira investime në vlerën mbi 150% të vlerës së truallit dhe në rastet kur propozimi miratohet ndjek procedurën sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi;
  • Ndjek zbatimin e detyrave në procesin drejtues, mbikëqyres dhe koordinues të punës për monitorimin e kontratave të qirave dhe enfiteozës të lidhura për këto pasuri;
  • Drejton dhe mbikëqyr monitorimin e zbatimit të kushteve të kontratave të qirave ku Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përfaqëson të drejtën e “Qiradhënësit”, si edhe udhëzon për ndryshimin e tyre, sipas rasteve të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Juridike/ Ekonomike/Kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al