Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Nxitjes së Biznesit dhe Çështjeve të Tregtisë , Drejtoria e Politikave të Nxitjes së Biznesit , Sektori i Programeve dhe Projekteve të Zhvillimit Ekonomik
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Harton strategji dhe politika për:
    • i) nxitjen e konkurueshmërisë së NVM-ve, IHD-ve dhe eksporteve bazuar në marrëveshjen e MSA, referuar kapitujve 8 dhe 20 të kësaj marrëveshje;
    • ii) përafrimin e legjislacionit në fushën e NVM-ve;
    • iii) nxitjen e konkurueshmërisë;
    • iv) fuqizimin e bizneseve dhe internacionalizimin e tyre;
  • Harton propozime për reforma të reja ekonomike, në kuadër të programit të reformave ekonomike (ERP) në lidhje me kapitullin e “Mjedisit të Biznesit”;
  • Ndjek zbatimin e Strategjisë së Biznesit dhe Investimeve 2021-2027, Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) dhe Programin e Reformave Ekonomike (ERP) për fushën e konkurrueshmërisë;
  • Zbaton planin kombëtar të përafrimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së në fushën e NVM-ve dhe investimeve;
  • Zbaton planin kombëtar të përafrimit të legjislacionit në fushën e NVM-ve dhe investimeve me legjislacionin e BE-së, kapitulli 20 dhe 8;
  • Merr pjesë në vlerësimin e impaktit që kanë nismat ligjore në fushën e sipërmarrjes, duke evidentuar paraprakisht avantazhet/disavantazhet që ka çdo nismë ligjore, institucionale apo masat me karakter teknik të çdo fushe;
  • Shqyrton dhe vlerëson skemat e ndihmës shtetërore për të përcaktuar nëse ndihma ka efekt shtrembërues në tregti për t’u dorëzuar për vendimmarrje Komisionit të Ndihmës Shtetërore;
  • Përgatit Raportin Vjetor të Ndihmave Shtetërore për rritjen e transparencës së përdorimit të Ndihmës Shtetërore;
  • Harton propozime për programe, raporte dhe projekte si: PKIE, nënkomitetet me Bashkimin Evropian, dhe progress raportin për kapitujt e integrimit evropian 6 dhe 25 lidhur me inovacionin në fushën e biznesit, Doing Business, OECD Small Business Act, Raporti i Konkurrueshmërisë i OECD, COMCEC, Projektet IPA dhe donatorë si GIZ, Sëisscontact, JICA, HELVETAS, SECO, UNIDO, UN, USAID, UNDP etj;
  • Informon mbi zbatimin e projekteve në fushën e zhvillimit të sektorit privat dhe investimeve;
  • Harton projekt-propozimet për financim nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë, kur kërkohet për cdo vit dhe listën indikative me projektet prioritare në funksion të nevojave të NVM-ve;
  • Harton raportimet e në informacione të mbledhura nga donatorët dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare mbi impaktin e projekteve dhe programeve të vecanta në mbështetje të politikave të zhvillimit të konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve dhe përmirësimit të klimës së biznesit;
  • Harton, analizon, përditëson ecurinë e treguesve të zhvillimit ekonomik, biznesit, IHD-ve, eksporteve etj;
  • Mbledh informacion nga AIDA, DPT, INSTAT, Banka e Shqipërisë, QKB dhe ministritë e linjës për treguesit e zhvillimit të biznesit, investimeve në periudha tremujore, vjetore etj..

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al