Ministry of Economy, Culture and Innovation

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS
QENDRA KOMBETARE E INVENTARIZIMIT TE PASURIVE KULTURORE
_______________
Datë,  27/03/2014
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, QKIPK  shpall konkursin në këtë pozicion :
Specialist Finance – Sektori i Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese:
Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion janë në përputhje më nenin 12, të Ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët :
a) Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
b) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
c) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
e) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:  Specialist Finance- Sektori i Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese:
a) Të ketë formim/edukim profesional  të lartë në fushen: Ekonomik.
b) Të ketë titull “Master i Shkencave”  apo një  titull të barazvlefshëm me të, në fushen e mësipërme.
c) Të ketë përvojë të paktën 2 vjeçare pune në fushen e finances.
d) Të ketë aftësi të mira komunikimi.
e) Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
f) Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi financiar.
g) Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.

3. Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës, 31/03/2014, ora 10:00 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrine e Kultures.{:}