Ministry of Economy, Culture and Innovation
NomadTech përfaqëson më shumë se një ngjarje është një dëshmi konkrete e transformimit të Shqipërisë në një destinacion tërheqës për nomadët dixhitalë, inovatorët dhe profesionistët globalë të teknologjisë. Ky zhvillim nuk është rastësor, por fryt i një vizioni afatgjatë, që synon ta vendosë vendin tonë në hartën ndërkombëtare të inovacionit dhe teknologjisë.

Përmes partneriteteve strategjike me aktorë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe politikave të zgjuara që mbështesin sipërmarrjen, transformimin dixhital dhe mobilitetin profesional, po ndërtojmë një ekosistem të gjallë dhe gjithëpërfshirës. Një ekosistem që jo vetëm i mirëpret profesionistët e huaj, por edhe fuqizon të rinjtë shqiptarë për të qëndruar, kontribuar dhe ndërtuar këtu të ardhmen e tyre.

Në zemër të këtij transformimi është besimi ynë i palëkundur në potencialin që Shqipëria ka – si në burime njerëzore, asete natyrore, ashtu edhe në energjinë krijuese të një brezi që kërkon më shumë, kërkon ndryshe.

Rruga për t’u bërë një qendër rajonale e inovacionit është ende përpara nesh. Por ajo është një rrugë që ne e kemi zgjedhur me ambicie, guxim dhe përkushtim. Çdo hap, çdo iniciativë si NomadTech, është një gur themeli në këtë ndërtim të përbashkët për një Shqipëri më të hapur, më të zgjuar dhe më konkurruese.