Ministry of Economy, Culture and Innovation

Nxitoni të regjistroheni në shkollën profesionale Hoteleri-Turizëm Tiranë, tanimë në partneritet me ekselentët e shkollës zvicerane të hotelerisë “EHL Group”.
Deri më 30 Shtator mund të zgjidhni një prej drejtimeve të ofruara nga VET by EHL Group, lider në botë në edukim në fushën e hotelerisë

  • Kuzhinë
  • Hoteleri
  • Shërbime ushqimi dhe pije

Rrisim nivelin e përsosmërisë, të studentëve tanë dhe në këtë industri, duke pasuruar edukimin tradicional të hotelerisë dhe modelet e biznesit me vlerat e së nesërmes.
Pse duhet ta zgjidhni?
EHL është shkolla e parë hoteliere në botë, e themeluar në 1893 si Ecole hôtelière de Lausanne, duke u renditur në vitin për të gjashtin vit rradhazi si shkolla më e mirë e hotelerisë në botë
Me ju çdo ditë do t’ju mbështesin, udhëzojnë dhe lehtesojnë rrugën drejt të nxënurit mësues të trajnuar nga EHL Group dhe jo vetëm profesionistë të sukseshëm në fushat që operojnë.
Mësimdhënie efektive në kushte bashkëkohore.

Praktikat mësimore pranë bizneseve më me zë të Tiranës.

Praktikat do të nisin që prej klasës së 10-të.

Certifikata të lëshuara nga VET by EHL për çdo nivel të përfunduar me sukses , të njohura ndërkombtarisht.

Mundësi për të vazhduar studimet e larta.

REGJISTROHU TANI PËRMES e-ALBANIA, në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë” Shkolla Hoteleri-Turizëm Tiranë.