Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shkrimtarja bullgare Olya Stoyanova është fituesja e pestë e bursës për qëndrim njëmujor në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë.
Ajo do qëndrojë në Tiranë nga15 tetori deri më 15 nëntor 2014, si pjesë e projektit “Tirana in Between”, organizuar nga “Poeteka” dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë këtij muaji qëndrimi në Rezidencën për shkrimtarë dhe përkthyes letrarë, përveç fokusimit në planet e veta krijuese, Olya Stoyanova do të hyjë në marrëdhënie me jetën kulturore dhe letrare shqiptare, do të japë intervista, do të bëhet pjesë e procesit krijues “Shkrimtarët përkthejnë shkrimtarë”, do të kryejë lexime publike dhe bashkëbisedime në kafenetë letrare të kryeqytetit.
Me këtë rast POETEKA ju fton të bëheni edhe ju pjesë e kësaj marrëdhënieje ndërrajonale dhe kësaj klime të re komunikimi mes shkrimtarëve ballkanas.

Olya Stoyanova (Bullgari, 1977) është poete, prozatore dhe dramaturge. Ka studiuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv në Universitetin e Sofjes, ku tani po mbron gradën shkencore PhD.
Olya Stoyanova është autore e katër librave me poezi, “Fotografi” (2000), “Prozë (2002), “Hartë rrugore” (2003) dhe “Rruga ‘Lumturi’” (2013).
Romani i parë Olya Stoyanova-s – “Gjeografi personale” u botua në vitin 2005. Ajo është gjithashtu autore e një vëllimi me tregime – “Çfarë ëndërrojnë ujqërit” (2011) si dhe të një libri të zhanrit nonfiction “Udhëzues për në viset e egra” (2011).
Libri më i fundit i Olya Stoyanova-s, “Rruga ‘Lumturi’” fitoi çmimin kombëtare “Nikolaj Kanchev” për vitin 2013, si dhe çmimin kombëtar “Ivan Nikolov” për librin poetik më të mirë të vitit 2013.
Më herët, në vitin 1999, Olya Stoyanova ka fituar çmim në konkursit “Veselin Hanchev” për poezisë.
Disa prej vlerësimeve për krijimtarinë e saj janë:
– Çmimi kombëtar në poezinë “Dobromir Tonev”, i akorduar në vitin 2011;
– Çmimi i parë kombëtar për prozën e shkurtër, “Rashko Sugarev”, për vitin 2011;
– Çmimi i parë në Festivalin e Dramës për Fëmijë “Michail Lakatnik”;
– Çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Poezisë “Sirak Skitnik” 2013;
Në vitin 2012, drama e saj me titull “Lamtumirë rituale të vogla” fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Dramaturgjik “Naum Shopov”. Kjo dramë u vu në skenën e Teatrin të Blagoevgrad në vitin 2013.
Në vitin 2012 drama e saj “Duart lart” u shpall fituese e Çmimit të Parë në Konkursin Dramaturgjik “Peter Kovaçev”, Pleven si dhe është vënë në skenën e pavarur të teatrit në Plovdiv.
Në vitin 2012, drama e Olya Stoyanova-s “Ftesë për darkë” fitoi Çmimin e Parë në Konkursin e Dramës në Sofje, ku dhe është vënë në skenë në vitin 2014. Kjo shfaqje teatore është zgjedhur mes teksteve më të mira dramatike e kandiduar për çmimin e vitin 2014.{:}