Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ndiq “Opera me Pizhama” është kalendari on line i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, i cili u krijua në gjendjen e izolimit si pasojë e pandemisë botërore të shkaktuar nga Covid – 19. Në këto kushte, duke dashur të mos i mungojmë asnjë moment publikun fanatik të operas, u krijua ky kalendar on line, i cili do të përfshijë opera, balet, koncerte dhe performanca soul të gjitha trupave të TKOBAP, të cilat mund ti ndiqni në komoditet të plotë nga shtëpia pa menduar të zgjidhni kostumin apo fustanin tuaj të mbrëmjes.

Të gjitha gjinitë e shfaqjeve do të transmetohen në faqen e YouTube të TKOBAP dhe njëkohësisht linqet përkatëse do të shpërndahen dhe web, facebook dhe Instagram. Për të ndjekur pa pagesë të gjitha shfaqjet e kalendarit on line të TKOBAP, mjafton të regjistroheni në faqen tonë në YouTube.

Sezoni nis me operan “La Boheme”, produksioni i parë operistik në sezonin janar – qershor 2019, i cili shënoi kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj në një produksion opersitik. Rishfaqja e operas “La Boheme” është produksioni i artistëve të rinj shqiptarë, të cilët në tre vitet e fundit të TKOB, janë bërë pjesë e skenën më të madhe artistike në vend.

Së bashku me Orkestrën e TKOB, interpretojnë solistët e TKOB si dhe solistët e rinj të angazhuar në teatër në tre vitete fundit, së bashku me të ftuarit, këngetarët operistikë me famë ndërkombëtare. Një produksion krejtësisht i ri i TKOB, me regji të Ada Gurrës, dirigjuar nga Lorenzo Tazzieri, kostumografinë e Ardi Asllanit dhe skenografinë e Renold Sula.{:}