Ministry of Economy, Culture and Innovation
Zëvendësministri Sokol Duma, në dëgjesën për rekomandimet e paneleve qytetare mbi Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve, theksoi rëndësinë e madhe të maleve shqiptare si një burim i pashtershëm për zhvillim ekonomik dhe social.
– Ai prezantoi vizionin e Paketës së Maleve, që synon:
– Turizëm malor 365 ditë në vit;
– Rivitalizim të zonave malore dhe mbështetje për komunitetet lokale;
– Zgjidhje historike të çështjes së pronësisë;
– Tërheqje të investimeve të diasporës, për një zhvillim të përbashkët.
 Në fjalën e tij Zëvendësministri theksoi rëndësinë e një debati kuptimplotë dhe të gjithanshëm, si nevojën për kontributin e të gjithë partnerëve dhe aktorëve.Kjo dëgjesë përfaqëson fillesën e një bashkëpunimi thelbësor mes Qeverisë dhe qytetarëve, për t’i kthyer malet shqiptare në një pasuri po aq të vlefshme sa edhe bregdeti.