Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zëvëndësministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, në Burrel, mbi Paketat Sociale që Qeveria Shqiptare ofron për çdo qytetar në çdo cep të vendit.

Gjatë këtij takimi u vu theksi mbi rëndësinë e ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat më në nevojë të shoqërisë, me fokus të veçantë te fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit. Këto paketa përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh dhe mbështetjesh, që nga sigurimi i strehimit social për familjet në nevojë, programe të posaçme për nxitjen e punësimit, si dhe bonuse financiare të dedikuara për kategori të caktuara të popullsisë.

Zëvendësministri Musabelliu theksoi se politika sociale nuk është një angazhim i përkohshëm, por një prioritet i vazhdueshëm i qeverisë, që synon të garantojë dinjitet dhe mundësi të barabarta për çdo qytetar, pa dallim vendbanimi apo gjendjeje sociale. Ai nënvizoi gjithashtu se përmes bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe vendore, këto politika po zbatojnë konkretisht në terren një vizion gjithëpërfshirës për mirëqenien sociale.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të ndërtuar një shtet më të ndjeshëm dhe më afër qytetarit, duke u kujdesur që askush të mos mbetet pas dhe që çdo individ, pavarësisht sfidave që përballet, të ketë akses në shërbime dhe mbështetje konkrete për një jetë më të mirë.

Foto Album