Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=”13630″]

Programi_i_Lajpcigut.pdf               Shkarko këtu

 

Letërsia shqipe prezantohet në këtë panair prej Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë që është institucioni qendror në hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e politikave në fushën e librit në Shqipëri.

Mbështetja dhe promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit, krijimi i një hapësire dialogu mbarëshqiptar dhe ndërkombëtar në fushën e librit me një vizion të hapur ndaj diversitetit kulturor është një nga objektivat kryesore të kësaj ministrie.

Në këtë panair, letërsia shqipe prezantohet në stendë dhe në katalog përmes thënies së shkrimtarit tonë Ismail Kadare “Letërsia më fali lirinë dhe jo anasjelltas”,  me prurjen më të mirë të letrave shqipe në vitet e fundit, me shkrimtarët bashkëkohorë më të vlerësuar me çmime kombetare dhe nderkombetare në tre vitet e fundit, si: Bashkim Shehu, Çmimi Balkanika 2015, Çmimi “Autori i Vitit” 2016, Rudi Erebara, Çmimi Europian i Letërsisë, 2016, Idlir Azizaj Çmimi “Autori i Vitit” 2017, Çmimi “Autori i Vitit” 2015, Agron Tufa “Autori i Vitit i Pananirit të Librit” 2016, Parid Teferici “Autori i Vitit i Pananirit të Librit” 2015, Virion Graci Çmimi “Autori i Vitit” 2015, Besnik Mustafaj, Çmimi “Libri më i mirë i vitit 2017” në Panairin e Prishtinës, Luljeta Lleshanaku, nominuar për Çmimin Balkanika dhe çmime kombëtare e ndërkombëtare, Romeo Çollaku Çmimin e BE dhe çmime kombëtare, Ardian Kyçyku, i nominuar për çmimin e autorit të vitit për 2017 si dhe për çmime të tjera kombëtare.

Një nderim i veçantë “IN MEMORIAM” për shkrimtarin Kasëm Trebeshina, si një nga emrat më të diskutuar, herë të vlerësuar dhe herë të anatemuar të letrave shqipe.

Stenda e Shqipërisë ku gërshetohet tradita me modernen është ideuar si një vënd promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëhore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, përballjes me të shkuarën diktatoriale, përshtatjen me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimin, bashkëjetesën dhe integrimin, etj.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij panairi është festimi i 10 vjetorit të TRADUKI-t, rrjetit më të njohur të përkthimit që bashkon letërsinë dhe kulturën e vendeve të ndryshme të Europës Qëndrore dhe Juglindore si  Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Lihtenshtajni, Mazedonia, Mali i Zi, Austria, Rumania, Serbia, Sllovenia. Një përshëndetje e veçantë në këtë takim të rëndësishëm të përfaqësuesve më të lartë të këtij rrjeti prej Ministrit të Shtetit, Michael Roth, si vendi më verior i TRADUKI-t dhe Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, si vendi më jugor, si dhe shkrimtarit Christoph Ransmayr.

Të ftuar në stendën shqiptare autorët:

Gazmend Kapllani, një shkrimtar shqiptar që ka jetuar prej njezet vitesh në Greqi e që përmes krijimitarisë së tij zbulon se si totalitarizmi, emigracioni, kufijtë dhe historia ballkanike kanë formuar jetën private dhe narracionin e tij personal.

Thanas Medi, i vlerësuar nga kritika si një penë virtuoze dhe mjeshtër i kompozicionit, i cili në një pjesë të mirë të krijimtarisë vizaton me ngjyra emocionale tabllo të jetës së një pakice kombetare në Shqipëri, si vllehët, si dhe historinë e një brezi që përjetoi ndryshimet e mëdha të viteve nëntëdhjetë.

Manjola Nasi, përkthyese dhe poete që sjell lirikën urbane dhe imazhiste të brezit më të ri të letërsisë shqipe.

 

Temat që do të trajtohen

 

15 MARS

15 mars; ora 11.00 – 12.00

Tema: Letërsia e re nga TRADUKISTANI

Me autorët: Anton Beck, Manjola Nasi (Shqipëri), Bogdan Cosa;

Moderatore: Masha Dabiç

Stenda: TRADUKI

Organizatorë: Traduki, Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Instituti Goethe Bukuresht, Fondacioni Kulturor Lihtenshtejn

Letërsi e re nga Tradukistani

Tri zëra të letrarë

Tradukistan është një njësi gjeografike e pazakontë. Atje bëjnë pjesë të gjitha ato vende të cilat pranojnë vullnetarisht sipërmarrjen e guximshme kulturore-politike, pranojnë të intensifikojnë dialogun letrar dhe ndërkulturor midis vendeve të Evropës juglindore dhe vendeve gjermanishtfolëse.

Me zëra të rinj letrarë nga Shqipëria, Lihtenshtejni dhe Rumania, TRADUKI e çel edhe këtë vit programin e tij në Panairin e Lajpcigut.

A janë poetët një pakicë në Shqipëri? A i përkasin shtetasit e Lihtenshtejnit një pakice, megjithëse ata janë pjesë e familjes së madhe të gjuhës gjermane? Dhe si ka mundësi që të varfrit e kësaj bote, edhe pse janë shumicë, trajtohen si pakicë? Këtyre dhe pyetjeve të tjera do t’u japin përgjigje Manjola Nasi, Anton Beck dhe Bogdan Cosa dhe do të lexojnë nga veprat e tyre.

 

16 MARS

16 mars, ora 12.00 – 13.00

Tema: Letërsisë shqipe me dhe pa kufi

Me autorët: Manjola Nasi, Gazmend Kapllani, Thanas Medi

Me praninë e Ministres së Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro – Furxhi

Moderatore: Mimoza Hysa

Stenda: Ministria e Kulturës së Shqipërisë

Organizatore: Ministria e Kulturës së Shqipërisë

Adresa: Halle 4, D508

Letërsisë shqipe me dhe pa kufi

Thënia e shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare “Letërsia më fali lirinë dhe jo anasjelltas” është dhe slogani i stendës së Shqipërisë. Tre shkrimtarë, tre histori të ndryshme, tre përvoja të pazakonta përballen për të na shpjeguar nëse ka ndikuar lirija në krijimtarinë e tyre. A është përkthyer në letërsi përmbysja e diktaturës komuniste? Hapja e kufijve ka sjellë një letërsi mendjehapur apo letërsia e ka lirinë e shprehjes edhe në qeli? Letërsia shqipe brenda kufijve dhe jashtë saj, letërsia shqipe është vetëm ajo që shkruhet në gjuhën shqipe? Po letërsia e emigrantëve që shkruajnë për tematikën shqiptare në gjuhë të tjera? Për të gjitha këto do të diskutohet me shkrimtarinë Gazmend Kapllani, autor shqiptar që shkruan në gjuhën greke dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës; Thanas Medi, emigrant me origjinë arumune rrëfen për përvojën e shkrimit në gjuhën shqipe duke jetuar në një vend të huaj; shkrimtarja më e re Manjola Nasi, që jeton në Shqipëri rrëfen për librin e saj më të ri me poezi.

 

16 mars, ora 15.00 – 16.30

Tema: Për Evropën! Për TRADUKI-n! (10 vjetori i rrjetit TRADUKI)

Me praninë e Michael Roth, Ministër Shteti për Europën, Ministres së Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro Furxhi, shkrimtarit Christoph Ransmayr, si dhe ministrave të kulturës të disa vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesve më të rëndësishëm të rrjetit TRADUKI

Stenda: Café Europa

Organizatorë: Traduki, Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Fondacioni S. Fischer

Pas takimit pritje për Ministrat e Kulturës dhe përfaqësuesve të rrjetit TRADUKI

Adresa: Halle 4, E401

 

17 MARS

17 mars, ora 12.30 – 13.30

Tema: Mbi pakicat e harruara. Pamje nga afër nga Evropa Juglindore.

Me autorët: Cyrill Stieger, Thanas Medi (Shqipëri).

Moderator: Richard Swartz

Stenda: TRADUKI

Adresa: Halle 4, D507

Organizatorë: Traduki, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë

Mbi pakicat e harruara

Regjistrime nga afër nga Evropa juglindore

Zvicerani Cyrill Stieger ka udhëtuar në jugperëndim të Maqedonisë për të vizituar torbeshët myslimanë, në Bullgari tek arumunët e krishterë dhe ka njohur goranët në jug të Kosovës. Në librin e tij më të ri Ne nuk dimë më se kush jemi (Zsolnay 2018), ai shpalos tablonë e një bote të njohur shumë pak, e cila kërcënohet nga zhdukja, vizaton një hartë të Ballkanit si të një rajoni, në të cilin ndodhen pakicat më të shumta etnike, fetare dhe gjuhësore në Evropë.

Arumunëve, vllehëve, njërit prej popujve më të vjetër të Evropës, i përket Thanas Medi. Lindur në Shqipëri, ai jeton sot në Greqi, por vazhdon të shkruajë në gjuhën shqipe. Në romanin e tij aktual, të vlerësuar me disa çmime, ai tregon për një pakicë evropiane, për të cilën shumë pak e dinë që ka një gjuhë të vetën, por nuk njeh asnjë formë shkrimi të saj.

 

17 mars, ora 14.00 – 15.00

Tema: Letërsia e kufirit

Me autorët: Igor Štiks, Gazmend Kapllani (Shqipëri)

Moderatore: Annemarie Türk

Stenda: TRADUKI

Organizatorë: Traduki, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kroacisë

Sindroma e kufirit

Letërsia e kufirit

Igor Štiks është një autor midis kufijsh. Ai çapitet mes letërsisë artistike dhe shkencës, ndërsa gjeografikisht ndodhet midis Bosnies, Kroacisë, Skocisë, SHBA-ve dhe Serbisë. Fenomeni i një identiteti kompleks si edhe aspektet e tij administrative ai i njeh shumë mirë dhe janë burimi i shkrimeve të tij.

Sindroma Border ësntë një metaforë e autorit shqiptar që jeton në Greqi, Gazmend Kapllani. Ditar i shkurtër kufijsh, që është përkthyer në disa gjuhë, tregon veç të tjerash si ai u largua me këmbë nga Shqipëria e Enver Hoxhës dhe kaloi kufirin për në Greqi.

Një bashkëbisedim mbi kufijtë, prishjen dhe ndërtimin e mureve dhe gjerdheve si një ndër të vërtetat evropiane.

17 mars, ora 15.30 – 16.30

Tema: Vajza të mbara. Gratë në letërsi

Me autoret: Manjola Nasi (Shqipëri), Lejla Kalamujić, Lidija Dimkovska.

Moderatore: Annemarie Türk

Stenda: TRADUKI

Organizatorë: Traduki, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë

Vajzat e mira

Femrat në letërsi

Koha e vajzave të mira në letërsi ka kaluar. Femrat e forta guxojnë të vështrojnë thellë në jetën e tyre shpirtërore dhe janë autore me vetëbesim të plotë.

Poetja Manjola Nasi ndan në poezitë e saj ndjesi intime, autorja e tregimeve të shkurtra, Lejla Kalamujić shkruan në librin e saj më të fundit Emri im qenka Esteban me vetëdije të admirueshme mbi homoseksualitetin e saj dhe sëmundjen e saj psiqike.

Shkrimtarja maqedonase Lidija Dimkovska lufton me kokën lart për veprat e autoreve femra, të cilat shkruajnë në një gjuhë të re, në një gjuhë të huaj. Vetë ajo jeton prej shumë vitesh në Slloveni, por vazhdon të shkruajë në maqedonisht.

17 mars, ora 20.00

Tema: Ka diçka për të zbuluar. Nga jeta e pakicave evropiane.

Nata Ballkanike në Teatrin: UT Connewitz

Me autorët: Lavinia Braniște, Ion Luca Caragiale, Velibor Čolić, Lidija Dimkovska,  Anja Golob, Enes Halilović, Gazmend Kapllani, Igor Štiks, Aglaja Veteranyi, Ronnie R. Vogt;

Moderatorë: Aylin Rieger dhe Hana Stojić;

Shoqëruar nga grupi muzikor: Subcarpați

Organizatorë: Traduki, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Instituti Goethe Bukuresht, Ministria e Kulturës e Republikës së Kroacisë, Fondacioni Kulturor Lihtenshtejn, Fondacioni Kulturor Zviceran Pro Helvetia, Ministria Rumune e Kulturës dhe Identitetit Kombëtar/ Romania. Zoom in, Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Republikës së Serbisë, Agjencia Sllovene e Librit JAK

Ka diçka për të zbuluar

Nga jeta e pakicave evropiane

Në Natën Ballkanike, tashmë traditë në UT-Connewitz, romancierë dhe poetë të vlerësuar me çmime do të lexojnë dhe tregojnë nga jeta e myslimanëve homoseksualë, sllavë, mbi jetën e refugjatëve, emigrantëve dhe artistëve të cirkut, vajzave të mira dhe grave të shthurura.

Momente plot humor, poetike dhe melankolike e presin edhe këtë vit publikun e Lajpcigut gjatë natës më emocionuese të Panairit të Librit.

Për ritmin dhe rimat e mira do të kujdeset grupi Hip-Hop Subcarpati.

Kjo natë plot me lule dhe ndjenja të mëdha nuk duhet humbur.

 

Stendën shqiptare e gjeni në adresën:

Albania, Halle 4, D 508 

Orani: 10:00-18:00

Mirë se të vini! Ju presim{:}