Ministry of Economy, Culture and Innovation
Zv. ministrja e MEKI, znj. Lira Pipa në panelin e Diplomacisë Kulturore si pjesë Konferencës së Ambasadorëve “DIPLO 2024”, së bashku me tre ambasadorë të shquar të artit dhe kulturës shqiptare në botë: znj. Lea Ypi, akademike dhe autore shqiptare, z. Ramë Lahaj, tenor i mirënjohur operistik dhe Profesor Matteo Mandala, studiues i letërsisë arbëreshe dhe asaj shqiptare, nën moderimin e gazetarit Blendi Salaj.
“Diplo 2024” shërbeu si një platformë, për ambasadorët, artistët dhe përfaqësues të diasporës për të diskutuar dhe ndarë përvoja të suksesshme me vendin e origjinës dhe nxitjen e dialogut për sfidat dhe mundësitë në diplomacinë kulturore.
 Së shpejti do të prezantojmë nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025” e cila është një hap ambicioz për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të promovuar trashëgiminë tonë.