Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Universitetet e Arkitekturës prezanton konkursin për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit. Qëllimi i projektit ështe krijimi i një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë.
Ky projekt do të realizohet nga Ministria e Kulturës, ku një nga platformat e saj kulturore është kthimi i territoreve  të brendshme në një park për art dhe medium, për të gjitha stinët, për aktivitete sociale, kulturore e ekspozita të hapura, për ngjarje rinore e jo vetëm, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe ato më të guximshmet.

Projektimi i kësaj hapësire duhet të mbajë parasysh elementët përbërës të territorit. Objekti kryesor i hapësirës dhe i vendosur në aksin e territorit  është ndërtesa e Ish-Kinostudios ku aktualisht është vendosur Ministria e Kulturës. Në po të njëjtën ndërtesë ndodhen një sërë institucionesh varësie si Instituti i Monumenteve të Kulturës, Qëndra Kinematografike e Filmit, Qendra e Veprimtarive Folklorike etj.

Projektuesit duhet të mbajnë parasysh frymën bashkëkohore të artit dhe formulimit të hapësirave gjatë procesit të projektimit.
Projektet do të paraqiten nga Fakulteti i Arkitekturës , Universiteti Shtetëror i Tiranës,  Universiteti Polis dhe Univesiteti Epoka.

3 prill, ora 10.00, Ministria e Kulturës, salla “Tefta Tashko Koço.{:}