Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=2620]

Nis restaurimi i Pazarit të Gjirokastrës. Projekti i rilindjes urbane financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit synon jetëzimin e zonës historike-kulturore, po ashtu edhe një mundësi të  re për banorët.

Albanian-American Development Foundation,  në  bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Bashkinë  Gjirokastër, organizuan ditën e dielë, më 25 shtator 2016  tek Qafa e Pazarit Gjirokastër, takimin për përurimin  e fillimit të punimeve për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës.

Në total në këtë qytet është investuar një fond prej 10 milionë euro, ndërsa pazari është i 4-ti në nivel kombëtar që i nënshtrohet restaurimit.

Pazari i Gjirokastrës, vendi më simbolik jo vetëm si destiacion tregtar do t’i nënshtohet restaurimit. Detajet e para të projektit përmes fotove kanë për qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore zhvillimin e zonës si atraksion turistik.

Restaurimi që financohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit dhe Qeveria shqiptare, do të jetë fundi i një shqetësimi të ngritur ndër vite nga UNESCO se trashëgimia kulturore në Gjirokastër po rrënohet.

Ministrja Kumbaro e konsideron këtë ndërhyrje si kthim të krenarisë së qytetit të gurtë, ndërsa theksoi nevojën emergjente për të ndërhyrë si një shqetësim i ngritur nga UNESCO në vitin 2013. “Në korrik të 2013 shteti shqiptar rrezikonte të merrte nga UNESCO damkën e turpit për mungesë të plotë vëmendje, përgjegjësie dhe zbatimit të ligjit të trashëgimisë. Morëm përsipër atë që premtuam, t’i kthejmë Gjirokastrës statusin e kurorës së krenarisë shqiptare”.

Investimet në qytetin e Gjirokastrës kanë arritur në një investim afro 10 milion euro.

Zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi u shpreh se : “Projektet në një qytet, nuk do të përfundojnë pa arritur standardin e një qyteti europian. Dhe për këtë arsye kemi investuar 10 milion euro në Gjirokastër, nga parku i Viroit, shëtitorja, bulevardi dhe 30 rrugica”.

Michael Granoff, Drejtori i Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit tha se ndërhyrje të tilla janë jetike për banorët.

Në ceremoninë e hapjes së kantierit të ndërtimit në Pazarin e Korçës, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Urban, Bashkia Gjirokastër, nënshkruan  memorandumin e bashkëpunimit për restaurimin  dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës.{:}