Ministry of Economy, Culture and Innovation

Për herë të parë, një nga ngjarjet më prestigjioze të çiklizmit botëror Giro d’Italia vjen në zemër të vendit tonë!

Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në Ceremoninë zyrtare të Hapjes dhe Prezantimit të Skuadrave

Sheshi Skënderbej, Tiranë,  7 maj 2025, Ora 18:30

Një mbrëmje magjike me prezantimin zyrtar të ekipeve pjesëmarrëse, performanca artistike dhe një atmosferë festive  që ndez emocionet përpara startit të madh më 9-10-11 maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë!

Ejani ta festojmë së bashku këtë ngjarje unike që vendos Shqipërinë në hartën botërore të sportit!