Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në cilësinë e koordinatorit të Consortiumit të përbërë nga:

  • Universiteti Europian i Tiranës (UET);
  • Bashkia Korçë;
  • Qendra Piramida;
  • Fondacioni Vodafone Albania;
  • Bashkia Tiranë;
  • Outerlynx;
  • Qendra PROTIK,

Me mbështetjen e Komisionit Evropian, po zbaton Projektin “Digital Innovation Unit” (DIU) i cili synon të krijojë një qendër inovative për transformimin dixhital në Shqipëri, që ofron:

  • shërbime digjitalizimi;
  • trajnime teknologjike;
  • mbështetje dhe akses në financim për sipërmarrjet, startup-et dhe SME-të.

 

Jeni një biznes i vogël apo i mesëm?

Na ndihmoni të kuptojmë më mirë sfidat tuaja për t’ju mbështetur siç duhet!

Ky është hapi i parë drejt:

  • Rritjes së kapaciteteve digjitale dhe inovative
  • Përmirësimit të qasjes në financim dhe tregje
  • Fuqizimit të rolit tuaj në ekonominë shqiptare
  • Krijimit të hapësirave të testimit dhe demonstrimit për teknologji të reja
  • Forcimi i inovacionit lokal dhe përmirësimi i aksesit në tregjet ndërkombëtare
  • Plotësoni pyetësorin këtu: https://forms.gle/uqTN3YyofmtkqtDW6

MEKI me bizneset, për bizneset!