Ministry of Economy, Culture and Innovation

Restaurimi i urës së Shën Prodhromit, e ndërtuar gati 300 vjet më parë, e cila shërbente si nyje lidhëse e Voskopojës me manastirin e Shën Prodhromit, i shtohet listës së monumenteve të shpëtuara.  Specialistët kanë kryer një ndërhyrje tërësore, si në restaurim muri, restaurim qemeri të urës , restaurim i çarjeve me tekniken e injektimit, sistemime dhe pastrime të bimësisë  së ulët, restaurim shtresë kalldrëmi, restaurim parapeti, restaurimi i mureve mbajtës anësore në të kater anët e urës në nivelin e përroit, etj. Tanimë mbi këtë urë nuk do të kalojnë më automjete, duke i shërbyer vetëm vizitorëve, që kalojnë aty për t’u ngjitur në manastirin e Shën Prodhromit.  Restaurimi është bërë i mundur falë financimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.{:}