Ministry of Economy, Culture and Innovation

Përfundon restaurimi i filmit “Përrallë nga e kaluara”, premiera e të cilit do të organizohet në datën 8 maj në kinema Millennium në Tiranë.  Projekti i AQSHF-së për restaurimin dixhital të 2 filmave nga fondi Anagnosti: “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” pjesë të fondit filmik të AQSHF-së u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Në fund të Nëntorit 2014, Ministria e Kulturës miratoi projektin e paraqitur nga AQSHF, projekt i cili u mbështet pjesërisht edhe nga Hungarian FilmLab, Budapest.

“Përrallë nga e kaluara” Anagnosti, 1987 është padyshim një nga filmat ikonë të kinematografisë shqiptare si dhe një paraqitje, jo vetëm e artit kinematografik shqiptar por edhe e traditës, letërsisë, zakoneve, kostumografisë dhe muzikologjisë shqiptare.

Ndërsa filmi “Përjetësi” Anagnosti, 1974, është një trajtim poetik dhe emocional i temës së të rënëve të luftës antifashiste dhe do të promovohet me rastin e 71-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

8 maj, ora 19:00, Kinema Millenium{:}