Ministry of Economy, Culture and Innovation

Art visions.pdf

Më datë 1 Gusht 2014, në orën 19.00, pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e njohur si Piramida, do të marrë jetë ekspozita që përfaqëson etapën e pare, nga pesë të tilla, të projektit të artit bashkëkohor “ART IN PORT – Coexistence: for a new Adriatic koinè”. 
Në këtë projekt që do të zgjasë nga gushti i 2014 deri në marsin e 2015, përfshihen artistë nga pesë vendet: Shqipëri, Mali i Zi, Kroacia, Itali (Rajonet Veneto dhe Puglia). Qëllimi është të punohet së bashku për t’i dhënë zë artit, për të shumëfishuar vizionet e tij dhe për të ndërtuar një histori me shumë zëra, të lidhura në një rrjet të madh transmedial që të përbashkët kanë Adriatikun.

Tirana, qyteti i parë ku do të shfaqen punimet e projektit “Coexistence”, do të presë ekspozitën nga data 1 deri në 24 gusht. Kujdesia e ekspozitës i është besuar kritikut dhe kuratorit artistik Roberto Lacarbonara, në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Arteve në Tiranë dhe Profesorëve Vladimir Myrtezai Grosha dhe Pjeter Guralumi dhe Galeria Kombëtare  me përfaqësues Ardian Isufin.
Artistët që do të ekspozojnë që vijnë nga zona të ndryshme gjeografike, të koordinuar nga ekipi i kuratorëve të kryesuar nga Fondacioni Muze Pino Pascali, në bashkëpunim me koordinatorët përkatës të vendeve partnere. Ata janë ballafaquar mbi çështje të përbashkëta si historia dhe tregimet, miti dhe legjenda, spiritualiteti dhe feja, migrimi dhe nomadizmi, për të përforcuar idenë e një evropianizmi të përbashkët, që shumë shpesh harrohet.
Ekspozita është pjesë e projektit “arTVision. A live art Channel”, i financiuar nga Programi Evropian IPA Adriatic. Ky është një projekt pilot udhëhequr nga Rajoni Puglia- Departamenti për Promovimin e Territorit, të Njohurive dhe Talentit, me përkrahjen e Apulia Film Commission, që përfshin: Fondacionin Pino Pascali-Muze i Artit Bashkëkohor; Rajoni Veneto – Drejtoria për Aktivitetet Kulturore; Akademia e Arteve të Bukura në Venecia; Ministria e Kulturës të Malit të Zi; Fakulteti i Arteve Dramatike në Cetinje,Mali i Zi; Ministria e Kulturës së Shqipërisë; Universiteti i Arteve në Tiranë; Zhupania bregdetaro-malore – Kroaci; Kanal RI- Kroaci.
Pas Shqipërisë ekspozita do të vijojë në Mal të zi. Më poshtë do të gjeni artistët e përfshirë në projekt dhe datat e ekspozitave në vendet e tjera të rajonit.

Artistët

Shqipëri – Endri Dani, Sulejman Fani, Ilir Kaso, Alketa Ramaj, Anila Rubiku
Mali i Zi – Irena Lagator, Igor Rakcevic, Jelena Tomaševic,  Jovana   Vujanovic, Nataljia Vujoševic
Kroaci – Gildo Bavcevic, Fokus Groupa, Ana Husman, Nika Rukavina, Davor Sanvincenti
Itali (Veneto) – Giulia Maria Belli, Chiara Bugatti, Enej Gala, Annamaria Maccapani, Francesca Piovesan
Itali (Puglia) – Dario Agrimi, Sarah Ciracì, Gianmaria Giannetti, Francesca Loprieno, Giuseppe Teofilo

Datat e ekpozitave

Shqipëri    01-gusht – 24 gusht 2014 – Tirana, Piramida (QNK)
Mali i Zi   05 shtator – 01 tetor 2014 – Cetinje, National Art Gallery
Kroaci      20 nëntor – 06 dhjetor 2014 – Rijeka, Muzej Moderne i Suvremene Umjetnosti
Itali       20 dhjetor 2014 – 18 janar 2015 – Venezia, Magazzino del Sale
Itali       31 janar – 01 mars 2015 – Polignano a Mare, Bari, Fondazione Pino Pascali{:}