Ministry of Economy, Culture and Innovation

Përmes planit të punësimit të aktivizimit të familjeve në ndihmë ekonomike, janë në total 2053 anëtarë të integruar ne tregun e punës dhe aftësive, në 5 mujorin e parë 2024.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Shërbimi Social Shtetëror dhe bashkitë përkatëse po koordinojnë të gjithë procesin për të identifikuar anëtarët e familjeve në ndihmë ekonomike të punësueshëm, për të hartuar e planet individuale të punësimit, për të aftësuar këtë kategori përmes kurseve profesionale dhe për t’i ndërmjetësuar në tregun e punës dhe programeve të nxitjes së punësimit.