Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=2708]

dadadfest-programi.pdf

Shumë qytete europiane si Vjena, Zyrihu, Berlini, Këlni, Parisi, Roma janë  përgatitur për të kremtuar këtë njëqindvjetor, për t’u kthyer në vende ku tradita dhe frymëzimi Dada është mbajtur gjallë. Por jo shumë e dinë se lëvizja artistike Dada, përveç qyteteve perëndimore ka qenë e përhapur edhe e zhvilluar në Europën Lindore  e atë Juglindore, e njohur si DadaEast apo JugoDada. Përmes këtij festivali , organizatorët dëshirojnë të prezantojnë një koncept të bashkuar të një Europe, e cila në perspektivë artistike shfaqet  pa kufizime dhe pa  kufij kulturorë, ku të gjitha vendet kontribuojnë bashkë .Prej datës  26 e deri më  30 shtator, Shoqata kulturore “Poeteka” me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Rrjetin Europian për letërsi dhe libra “Traduki”, në bashkëpunim me  Pavijonin e Serpentine “Reja” Festivalin e Letërsisë dhe Performancës, titulluar  “DadaEast/Dada-Days”Ky edicioni i dhjetë  i kushtohet Dadaizmit në Europë dhe veçanërisht në Ballkan  në  100 vjetorin e lëvizjes së artit avangard europian  1916-2016, si edhe do të botojë një  numër special të revistës Poeteka (partner i rrjetit të revistave kulturore Eurozine) kushtuar autorëve e shkrimtarëve europianë dhe ata të Europës Juglindore , pjesëmarrës në Festivalin Dada-Days.

Formati dhe aktivitetet  e kthejnë kujtesën  në këtë periudhë të  hershme drejt një rrjedhe  aktive të aksionit në jetën tonë bashkëkohore dhe art, ashtu siç e ka realizuar Dada. Kujtesa,  por  gjithashtu  edhe përditësimi dhe prezantimi  i një qasjeje  në sfondin e ditëve të sotme është një nga objektivat për të realizuar në këtë  festival.  Festivali synon  të përfshijë qytetin në këtë program, njerëz dhe institucione,  dëshiron  të frymëzojë kombinimin e jetës së përditshme me artin ,kulturën dhe të jetuarit, për të frymëzuar komunikimin përmes arteve në sheshe dhe në bare letrare e muzikore. “Nuk është ideja e një bashkimi formal me qytete të tjerë europianë,  të cilët do të kremtojnë këtë përvjetor, por gjithashtu për ta bërë të dukshëm kontributin e qendrave të Europës Juglindore në këtë lëvizje”- pohon Leka, ndërsa të ftuarit janë  artistë nga Austria, Bosnje Hercegovina, Gjermania, Franca, Rumania, Zvicra, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Italia, Greqia,  si Jani Osëald, Ervina Halili, Zvonko Karanović, Demosteni Agrafiotis, Željko Barišić, Franko Bušić, Zunaza Finger-përkthyese nga gjuha shqipe edhe gjuhët sllave në gjermanisht, Patrick Dubost autor i tridhjetë librave dhe dy albumeve, Dorian Steinhoff, performues i poezisë slam, libri i të cilit “Drita e flakës në fytyrat tona” do të vijë në shqip në ditët e festivalit nën logon e botime “Poeteka” përkthyer nga Sokol Mici. Dada nuk resht së habituri as tani pas  100 vitesh. Peshkopi  ortodoks nga Maqedonia Metodij Zlatanov është një tjetër performues dadaist i ftuar në këtë festival. Fotografia e tij me  portretin e Hugo Ball në duar është një sensacion për të kuptuar sesa gjithëpërfshirëse është lëvizja Dada. Gjatë një javë sheshe, kafene, klube, pikëtakime në Tiranë do të përfshihen në diskutime, performanca,  ekspozita, simpoziume, lexime të hapura, video-poezi apo poezi zanore si edhe promovime librash dhe një edicion special i revistës “Poeteka”.{:}