Ministry of Economy, Culture and Innovation

Brochure Printemps de la Francophonie en Albanie 2015

Affiche Printemps de la Francophonie en Albanie 2015

Pranvera e Frankofonisë rikthehet në Shqipëri. Janë dhjetëra aktivitete që do të zhvillohen thuajse në të gjithë Shqipërinë nga data 18 deri në 28 mars 2015.
Këtë vit harta e aktiviteteve dhe qyteteve është zgjeruar duke dalë jashtë kryeqytetit, drejt Shkodrës, Korçës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, por edhe në Përmet, Gramsh, Mamurras, Pogradec, madje edhe në Tropojë.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatrin Kombëtar për Fëmijë, Universitetin e Arteve, Akademinë “Marubi”, disa galeri private si “Zeta” e “Tulla” etj.
Ambasada  Franceze dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve të tjera frankofone sjellin në Shqipëri artistë dhe ngjarje kulturore, për të mos u humbur. Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera, do të vijnë përgjatë 10 ditëve të ngjeshura.
Një stinë që i fton të gjithë të bëhen pjesë, që nga fëmijët, tek më të rriturit, jo vetëm në salla koncertesh e galerish, por edhe në rrugë e sheshe.
18-28 mars 2015{:}