Ministry of Economy, Culture and Innovation

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit i cili është bashkëprodhim mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar përgatitjet  në terren duke vendosur për vendet e xhirimit, që mendohet se do të jenë në fshatin Gjonomadh të Korçës. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në muajin maj dhe do vazhdojnë gjatë muajit qershor në co-production të “Manufaktura” nga Maqedonia , “Media & Film Production” nga Kosova dhe “Ska-ndal” nga Shqipëria.
Xhirimet do të zgjasin gjashtë javë.
Ky projekt është financuar nga  Fondi Filmit të Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe  Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Pas audicionit të mbajtur kohë më parë në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë në këtë film do të angazhohen aktorë nga të gjitha trojet shqiptare ku morën pjesë në audicion rreth 400 aktorë nga të gjitha moshat për 60 role të që do të angazhohen në këtë film si dhe shumë figurantë.
Ky projekt filmik në festivalin e filmit ndërkombëtar PRIFEST 2014 fitoi çmimin “The Vannesa Redgrave Award” për Best Pitch.{:}