Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zëvendësministri Sokol Duma në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut prezantoi projektligjin “Për Patentat, Modelet e Përdorimit dhe Çertifikatat e Mbrojtjes Shtesë”, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kuadrit ligjor shqiptar në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ky projektligj:

Modernizon dhe konsolidon legjislacionin për patentat dhe modelet e përdorimit;

Trajton për herë të parë në mënyrë të plotë certifikatat e mbrojtjes shtesë, me fokus në sektorë strategjikë si farmaceutika dhe mbrojtja e bimëve;

Harmonizohet me direktivat dhe rregulloret themelore të BE-së;

Forcon mbrojtjen e të drejtave të shpikësve dhe mbajtësve të pronësisë industriale;

Nxit investimet në kërkim-zhvillim dhe rrit konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Ky projektligj nuk është vetëm një domosdoshmëri integruese, por edhe një garanci për një të ardhme më inovative dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm!