Ministry of Economy, Culture and Innovation

Tartufi është personifikimi i hipokrizisë. Shpesh në jetën e përditshme, kur kemi të bëjmë me njerëz gënjeshtarë e  hipokritë themi “Ai është një Tartuf”. Hipokrizia është edhe problemi kryesor që trajtohet në këtë vepër. Te “Tartufi” historia është e thjeshtë. Orgoni, një aristokrat me emër dhe me reputacion të lartë në shoqëri, gënjehet nga Tartufi, një hipokrit e sharlatan, i cili shtiret si shenjt e njeri fetar. Por, a është problem “Hipokrizia” në këtë vend? Ka njerëz të tillë këtu? Vepra na bën thirrje të jemi të përmbajtur dhe të hapur. Të dëgjojmë e të shohim të tjerët, por edhe thellë brenda vetes sonë. Aty i gjejmë të gjitha përgjigjet. Ambienti është i “infektuar” dhe askush nuk është imun.  Është e mira të jemi të moderuar.

Regjia: Erion Kame

Skenograf:  Kristo Çala

Kostumograf :Noset Shijaku

As/regjisor: Julia Ilirjani

Në role aktorët: Laert Vasili, Ligoraq Riza, Justina Aliaj(Mjeshtre e madhe), Rajmonda Bulku, Vasjan Lame, Olta Daku, Lulzim Zeqja, Niada Saliasi, Dasara Xhangolli, Genti Deçka, Mehdi Malka, Vangjel Toçe.

30, 31 maj, ora 20:00, TK{:}