Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Kuvend, për prezantimin e projektligjit për aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i cili e rendit Shqipërinë mes vendeve elitare, që jo vetëm miratojnë Konventat për të Drejtat e Njeriut, por krijojnë mekanizma shtesë për t’i garantuar ato.
Kjo iniciativë fuqizon qytetarët, duke u ofruar një mjet të ri për mbrojtjen e të drejtave të tyre në instanca ndërkombëtare. Kjo nismë e propozuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të forcojë mbrojtjen për individët, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara, gratë, fëmijët dhe minoritetet.
Ky hap është një angazhim për një Shqipëri më të drejtë, duke siguruar standarde më të larta jetese, kujdes shëndetësor, arsim cilësor dhe mundësi për të gjithë!