Ministry of Economy, Culture and Innovation

Sot në Kuvend prezantuam tre projektligje kyçe, që përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian dhe forcimit të një ekonomie moderne, të sigurt dhe konkurruese:

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit të CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë elektronike”

  • Më pak barriera për shërbimet digjitale, më shumë mbrojtje për konsumatorët dhe më shumë bashkëpunim rajonal, në përputhje me standardet e BE-së 🇪🇺.

Projektligji “Për Patentat, Modelet e Përdorimit dhe Çertifikatat e Mbrojtjes Shtesë”

  • Modernizim i legjislacionit për pronësinë industriale, mbrojtje më e fortë për shpikësit dhe nxitje për kërkim-zhvillimin, me fokus në farmaceutikë dhe inovacion.

Projektligji “Për Markat Tregtare”

  • Kuadër i përditësuar për regjistrimin, mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të markës, në përputhje të plotë me acquis-in e BE-së, garanci për një treg të drejtë dhe funksional.

 

Tre nisma ligjore që e afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe krijojnë një klimë më të sigurt për sipërmarrjen, inovacionin dhe konsumatorin shqiptar.