Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në praninë e pedagogëve, studentëve dhe artistëve, u prezantua ditën e mërkurë projekt-ideja për Kampusin e ri të UA, sjellë nga arkitekti Marco Casamonti dhe studentët e Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Rektori i UA, Kastriot Çaushi dhe studentë u shprehën për rëndësinë e ndërhyrjeve rrënjësore, për përmirësimin e kushteve dhe kthimin e kësaj hapësire në një pol kulturor. Ndërsa arkitekti Casamonti shpjegoi se si do të thureshin tradita e monumentalja e ndërtesës se Gherardo Bosios, ministrja e Kulturës, Elva Margariti u ndal në nevojën imediate për ndërhyrje në UA, si një premtim i mbajtur në kuadrin e Paktit për Universitetin dhe frymën e re qe do merrte jeta studentore e artistike. ” Kur shteti mendon për artin, do të thote që ështe në rrugë të mbarë”, tha ajo.{:}