Ministry of Economy, Culture and Innovation

Vetëm 2 ditë kanë mbetur për të aplikuar në kuadër të thirrjes së hapur për Projekt-Propozime: PROGRAM MBËSHTETJEJE PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT ME FONDE PËR VITIN 2025

Deri në fund të këtij muaji, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, mund të aplikojnë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për të përfituar fonde për mbështetjen e tyre, të financuara nga buxheti i shtetit.

Aplikimi duhet të dorëzohet në rrugë elektronike në adresën ndermarrje@aida.gov.al, nënshkruar dhe vulosur nga aplikuesi, original ose kopje e njehsuar me origjinalin në formatin pdf.

Afati i aplikimit deri më 28 shkurt 2025, ora 14:00.

Për më shumë informacion mbi thirrjen dhe dokumentacionin, vizitoni: https://aida.gov.al/nmvm-eksporte/nmvm/fondet-e-aida-s/