Ministry of Economy, Culture and Innovation
Zëvendësministrja Olta Manjani, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren Bora Muzhaqi, në aktivitetin e dedikuar të rinjve dhe një prej programeve më të suksesshme të formimit profesional, programin e kodimit.
I zhvilluar në ambientet e Piramidës, tashmë simbol i teknologjisë dhe inovacionit, ky event dëshmoi edhe një herë angazhimin e qeverisë jo vetëm në ndërtimin e hapësirave moderne, por mbi të gjitha në investimin më të rëndësishëm: zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Përmes partneritetit publik-privat, mijëra të rinj po aftësohen për tregun digjital të punës, duke u bërë pjesë e një Shqipërie që po kalon nga një qeveri digjitale në një shoqëri digjitale.