Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektuam rrugët ku Bashkia Shkodër është shpallur fituese për vitin 2025-2026 në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social me projektin “Përmirësimi i infrastrukturës, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi”.
Projekti përfshin rikonstruksionin e rrugëve të lagjes “Mark Lula”, rrugës “Roza Lein” dhe degëzimeve të saj, me një gjatësi totale prej 1.7 km.
Vlera e investimit: 68,040,144 lekë. Një tjetër hap për t’i afruar banorët e zonave informale me standardet e infrastrukturës urbane.