Ministry of Economy, Culture and Innovation

Programi Kombëtar për Grantet e Kulturës dhe Krijimtarisë 2025 po sjell më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë jetë artistike në çdo cep të Shqipërisë!

933 evente kulturore e krijuese të mbështetura – mbi dyfishi i një viti më parë!

Festivale, ekspozita, koncerte, panaire artizanati, lexime letrare e shfaqje që kanë pasuruar kalendarin kulturor!

275 projekte fituese (+37% se në vitin 2024) në katër skema mbështetjeje – ky është viti i rekordit:

  • Ngjarje Kulturore & Krijuese: 129 projekte
  • Programet Kulturore të Organizatave: 45 projekte
  • Fondi i Krijimtarisë: 54 projekte
  • Fondi i Artizanëve: 47 projekte

Më shumë hapësirë për zëra të rinj – mbi 51% janë përfitues për herë të parë!

 

Mbështetja financiare u rrit me +141% krahasuar me 2024, në vlerën 300 milionë lekë!

Të punësuar e të angazhuar: 1,566 artistë, artizanë, menaxherë, teknikë dhe profesionistë kulture!

Me çdo projekt të mbështetur, afrojmë kulturën me njerëzit dhe nxisim krijimtarinë që pasuron jetën tonë të përditshme!

Në vitin 2026, do të angazhohemi edhe më shumë për të mbështetur artistët, qendrat kulturore dhe institucionet e artit!

Programi Kombëtar për Grantet e Kulturës dhe Krijimtarisë 2025